Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka vijuar me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa tha se Lulzim Basha i ka prerë oksigjenin atij.
Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, Kryemadhi tha në emisionin “Të paekspozuarit” se ajo ka rënë, ndërsa theksoi se Rama nuk e çon dot në burg, pasi sipas saj nuk ka firmosur asnjëherë.
Po ashtu ajo ka sulmuar disa prej ambasadorëve të rëndësishëm në vend, që sipas saj pasi kanë fryrë xhepat janë larguar, ndërsa u ndal tek Romana Vlahutin.
“Mua s’më çon dot në burg se nuk kam firmosur në jetën time. Tani unë po iu them: Le t’i marrë Edi Rama dhe t’i fus të gjithë në burg. Nuk ka bir nënë që do ta shpëtojë Edi Ramën në zullumin ku ka rënë. Edi Rama do të rrëzohet edhe nga opozita, sepse ka një disavantazh të madh. Disa ambasadorë janë tallur me Shqipërinë, ikën me xhepa të fryrë. Shkoni verifikoni Romana Vlahutinin.
Për mua njëherë është një demagogji. Reforma ka rënë. Reforma në drejtësi ka vetëm një zgjidhje. Ajo është largimi i Edi Ramës. Kjo reformë ka dështuar, sepse nuk po gjen prokurorë dhe gjyqtar dhe do ta kthesh këtë si një dyqan”, tha ajo.
(B.B/ Faxweb.al)