Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët që pati me homologun e tij malazez nuk rreshti së bëri ‘viktimën’ lidhur me marrëdhëniet me vendet e tjera europiane.
Rama tha se shqiptarët nuk janë si popujt e pasur të BE-së që kanë ngritur alarmin për një numër të ulët shqiptarët që kërkojnë punë, bdërsa ne përballojmë një fluks refugjatësh.
‘’Ne nuk jemi si ata që janë më të pasur se ne dhe vënë alarmin për disa qindra shqiptare që kërkojnë mundësi pune.
Në rast se fluksi do të merrte përmasat e vitit 2015, patjetër që do ju drejtoheshim vendeve të BE-së për të kërkuar ndihmë”, tha Rama, duke ritheksuar se nuk ka asnjë të vërtetë në ato që u thanë se Shqipëria mund të kthehej në një kamp refugjatësh.
Të njëjtin arsyetim zgjodhi Rama dhe për të justifikuar mos-hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke thënë se më shumë sesa ne, vetë BE-ja nuk ishte gati për këtë proces, duke marrë parasysh problemet e brendshme.
(E.K/FAXWEB.AL)