Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga ‘beteja’ me Presidentin, Ilir Meta për dekretimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi.
I ftuar në Real Story, Rama u shpreh se do të presë afatin 7 ditor dhe do të kërkojë sërish nga kreu i shtetit të dekretojë edhe njëherë, Sandër Lleshin si ministrin e ri të Brendshëm.
“Do presim afatin 7 ditorë. Por do i dërgojmë sërish dekretin e Sandër Lleshit, ku do ia propozoj për Ministër të Brendshëm dhe do e shoqëroj më një letër dhe një relacion të mirë sqaruar dhe me referenca ligjore. Do i japim mundësinë Presidentit që të futet në binarët e Kushtetutës dhe që ky precedent të mos krijohet më”, – tha Rama.
Ndërkohë më tej kryeministri i ka dhënë përgjigje dhe kritikave për votimin e Ilir Metës si President. Ai ka thënë që Presidenti ka mbajtur qëndrim për tu lavdëruar deri në shtunën.
“Dhe ata që thonë, ja e sheh votove Liken, ja çfarë bëri Likja. Por e them që kemi votuar kandidatin për Presidenti më të mirë për rrethanat. Deri të shtunën që bëri këtë ngjarje, ka qenë president i barazpeshuar dhe për tu lavdëruar.”- u shpreh Rama.
(M.Q/Faxweb)