Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishit, duke diskutuar për çështjet e aktualiteti.
Mes të tjerash kryeministri është pyetur për projektin e ri, ku është propozuar prishja e teatrit të vjetër dhe zvendësimi i tij me kulla.
Edhe pse Presidenti Meta e rrëzoi me dekret ligjin e posaçëm për Teatrin të miratuar në Parlament, Rama nuk është tërhqur nga projekti i ndërtimit të një godine të re përmes partneritetit publik-privat.
Në fjalën e tij Rama ka thënë se ka 20 vite me një qendrim të tillë, pasi godina aktuale sipas tij është një ngrehinë, e cila nuk ka asnjë vlerë.
“Ky është një diskutim që unë e kam zhvilluar para 20 vjetësh dhe ka 20 vjet që ka mbetur pezull. Këtu nuk ka asgjë të re për të zbuluar. Ne nuk kemi asnjë luks dhe asnjë mundësi që të ruajmë një ngrehinë të tillë që nuk ka asnjë vlerë, në asnjë kontekst të trashëgimisë kulturore botërore dhe ta mbajmë aty si një ngrehinë të vdekur.
Çfarë gare do të bësh kur je i kondicionuar nga fakti që do të përfshish në këtë zhvillim prona që i zotëron dikush që ka emër dhe mbiemër. Ligjet e veçanta për investime të mëdha janë rutinë në vende të tjera. Ky është një investim i madh dhe nga ky investim i madh, shteti në të njëjtin vend ku ka teatrin do të marrë një teatër që do të jetë për publikun”, u shpreh kryeministri Rama.
(E.V/Faxweb.al)