Humbja e Le Pen në zgjedhjet presidenciale në Francë deri diku ishte e pritshme. Në fakt edh sondazhet e kishin konfirmuar këtë rezultat, duke ditur dhe qëndrimin e saj antieuropë.
Si duket humbjen e saj në zgjedhje e kishte të sigurt kryeministri Rama, ndaj i lejoi vetes të shtunën dhe një koment aspak të rehatshëm. të kujton deklaratën e tij përpara zgjedhjes së Trump president.
“Sot në Francë është heshtje zgjedhore, në vigjilje të zgjedhjes presidenciale, ku dy alternativa nuk mund të ishin më të kundërta, njëra për vazhdimin e BE-së tjetra në kthimin mbrapsht të 400 vjet më pas në doktrinën e shtetkombeve. Shpresoj që sondazhet kësaj herë të mos gabojnë”, tha Rama.
Ndërkohë që menjëherë pas rezultateve të zgjedhjeve, Rama nuk e ka kyrsyer ironinë. Në një foto montazh në lidhje me Le Pen ai shkruan: Që sot do ngrej çadrat te Kulla Eiffel dhe do kërkoj numërim elektonik shkruan Rama.
Sigurisht që kryeministri Rama e ka mendjen te situata politike në vendin tonë po me ndërkombëtarët duhet të tregohet edhe pak më i kursyer. (E.K/SHUPLAKA)