Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga memet, të cilat si çdo herë tashmë kanë në qendër kryedemokratin Lulzim Basha dhe të tjerë përfaqësues të Partisë Demokratike.
Por nuk është as hera e parë që ai komenton listat e demokratëve, komente të bëra gjatë takimeve të tij elektorale.
Këtë herë, ai është ndalur tek lista e PD-së për Kukësin, ku bie në sy mungesa e përfaqësimit femëror. Përmes batutës, Rama ironizon listën e përbërë prej Nokës, Zenelit, Dautit dhe Çelës, duke u tallur me këtë të fundit.
“Është për të qeshur (po edhe për të qarë! Gratë e Kukësit-Tropojës-Hasit në Republikën e Re, nuk e meritokan të votojnë për një grua.”, shkruan Rama.
(XH.A/SHUPLAKA)