Kryeministri Edi Rama teksa hyn në mandatin e tretë qeverisës, nuk ka ndryshuar asgjë sa i takon fjalorit të tij, që hera herës bëhet edhe banal. Teksa fliste për PS-në dhe ndryshimin e saj në raport me partitë e tjera, Rama tha se rrezikon që edhe kjo forcë politike të kthehet në ”kashtë e k*qe” nëse mnuk ndahet nga llumi.
Edhe pse të gjithë janë koshientë se administrata është fryrë e fryrë në çdo prag zgjedhjesh, Rama tha se PS duhet të mos jetë më një moçal interesash, ku njerëzit aderojnë që të fitojnë një vend pune në shtet.
Rama tha se sa më shpejt duhet të ngrihet një akademi politike në PS, ku forca politike të mos shihet si një tramvajë për një punë në shtet.
Pjesë nga fjala e Ramës:
“Punësimi në shtet i familjeve të anëtarëve. Kjo duhet të konsiderohet e dështuar, nuk sjell asgjë të re PS-së, veçse një pikë tjetër uji vazhdon gërryen gur-themelin e saj. Kush i mban ata lidhur me qëllimet e përbashkëta? Po derën kush ua hap atyre dhe si i dëgjon, sa i dëgjon, ata që kanë fatin t’iu hapet dera, pasi na e kanë dhënë votën?
Dua t’iu bind se ne duhet të alarmohemi sot për të ardhmen dhe për rolin e kësaj partie në shoqërinë shqiptare. Teoria e gjithëpranuar se ndryshe njerëzit nuk të vijnë, nuk të kuptojnë, nuk punojnë për ty, nëse punësimi në shtet nuk është karremi, është teoria jo e atyre që udhëheqin, por e atyre që udhëhiqen dhe merren për hunde nga inercia e një tërësie njerëzish të mbetur pa udhëheqës. Këtu vij përsëri te nevoja që kush kërkon më shumë prej tyre, duhet që në sytë e tyre të jetë njeriu që bën atë që thotë dhe e kundërta. Duhet të alarmohemi nëse nuk duam që të shohim fundin e hegjominizmit e PS.
Ndaj ne sot duhet të veprojmë. Ua kemi borxh atyre që vijnë pas nesh. Dhe ja kemi borxh atyre që i dhanë jetë kësaj partie, që e sollën këtë parti në kushtet që ne kemi këtë privilegj të madh e jemi të gjithë bashkë këtu, udhëheqja e saj. Sot ne duhet të mendojmë seriozisht për shëndetin, forcën, suksesin e PS në një afat më të gjatë se katër vjet.
Ngritja sa më parë e një Akademie Politike të PS me standardet më të mira ndërkombëtare, nuk është si me magji, sepse nuk ka zgjidhje magjike këtu, por është një imperativ mes nesh dhe gjeneratës së 20-vjecarëve e 20-vjecarëve të tjerë pas tyre. Pa menduar që kjo nuk do ndodhi, nuk do ndodhi. Mund të ndodhi shumë më shpejt se sa parapërfytyrimi dhe pa një qasje të re më demokracinë dhe zgjedhësit në dy fushata. Në kapitalin njerëzor të partisë. Edhe makineria jonë e pathyeshme elektorale rrezikon të mbetet në rrugë, pa benzinë.
Në pamundësi për të rendur më tutje, por edhe kjo parti rrezikon të katandiset si motrat e veta, kashtë e koqe, të mbetet pa kokë dhe pa krahë. Tani nuk po fusim dhe tonën, do ta merrte për fare në rrugën e djallit, llumi i llumit e lloj lloj sharlatanëve e pelivanëve siç ka ndodhur në vendet e tjera”.
(E.K/Faxweb.al)