Prej rreth një ore që ndodhet në Komisionin Hetimor në cilësinë e dëshmitarit për çështjen e zgjidhjes së mosmarrvëshjes me CEZ, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një pretekst për t’u larguar.
Në degradimin e debatit me tone të larta mes palëve, Edi Rama i kërkoi kreut të komisionit që të mos bëjë të njëjtat pyetje gjatë gjithë kohës, për shkak se i duhet të ndjekë axhendën e ditës.
Mesa duket axhenda përfshin një takim me fëmijët që sipas Ramës po shtyhet për shkak të stërzgjatjes së kësaj mbledhje në Komisionin Hetimor.
Debati
Edi Rama: Kam lënë fëmijët te qendra e Kulturës për ju. Mos t’i biejmë në qafë fëmijëve nëse s’keni akoma pyetje për të bërë. Keni gjithë këtë kohë që bëni vetëm dy pyetje.
Edmond Spaho: Të mos humbim kohë që tiu lëmë të shkoni te fëmijët. Ju nuk keni më argument për të vazhduar debatin.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post