Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aeroporti i Rinasit, teksa shprehet se në muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë, duke shtuar se janë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013.
Rama shprehet se ky është tregues i transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade.
“MIRËMËNGJES dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.