Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale lajmin për hapjen e hapësirës më të re inovative në kryeqytet, ku tradita shqiptare do të jetë kryefjalë.
“Oda e Zjarrit, një hapësirë inovative që shumë shpejt do të hapet për të sjellë në jetën turistike të vendit mbrëmjen shqiptare të traditës”, shkroi Rama.
Oda e Zjarrit është pjesë e qendrës kulturore Albanian Night. Arkitektët kanë rindërtuar për këtë qëllim odën më të madhe të zjarrit në Shqipëri, 9 m e lartë dhe 250 m2.
Kjo hapësirë është në dispozicion të Albanian Night, mbrëmjes tradicionale shqiptare që do të ndodhë përgjatë gjithë vitit. Qytetarët mund të vishem me kostume tradicionale sikundër stafi dhe do të përjetojnë eksperiencë interaktive me këngë e valle të interpretuara live.