Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm paraditen e sotme në qytetin e Kuçovës, ku ka prezantuar buxhetin e ri për vitin 2019, që është në dispozicion të këtij dikasteri.
Rama tha se buxheti i vitit të ardhshëm do të ketë një rritje me 10% krahasuar me atë të këtij viti që po lëmë pas. Rama premtoi rritje rrogash për të gjithë pjestarët e Forcave të Armatosura.
PJESË NGA FJALA E RAMËS:
Buxheti i mbrojtjes për vitin 2019, arrin në 22 miliardë lekë, ose 220 milionë dollarë, përbën një rritje në më shumë se 10% të krahasuar me këtë vit.
Mund të themi më në fund se pas shumë e shumë vitesh, lënie në hije nga vlerësimi financiar, jo vetëm që do të bëjmë një rritje, por më shumë se kaq do bëjmë një rritje të konsiderueshme.
Është rritja më e madhe e pagave e bërë në historinë e Forcave të Armatosura, por është një rritje e stër merituar. Ndoshta nuk janë në sytë e publikut çdo ditë, por në sytë e aleancës në misionet që kanë marrë pjesë na kanë bërë krenar.
Jam i bindur se ju meritoni më shumë se sa buxheti jonë që kemi rritur për vitin që vjen.
(E.K/FAXWEB.AL)