Kryeministri Rama ndodhet në një takim elektoral në qytetin e Burrelit në kuadër të prezantimeve të kandidatëve për kryetar bashkie, nga ku komentoi edhe vendimin e Metës për ç’dekretimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Rama deklaroin se don apo nuk don opozita, zgjedhjet do të zhvillohen në këtë datë, si dhe paralajmëroi presidentin se e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë detyrë.
“Qeverinë nuk e heq dot asgjë veç votës së popullit. Dje, sipas parashikimeve të mia u shfaq shpëtimtar i atyre që kanë mbetur në rrugë Presidenti i Republikës, duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasje, moralisht është turp si s’ka më turp dhe ligjërisht është nul. Mos u çudisni nëse ju them se nga fronti i shpëtimtarit të opozitës nuk kemi parë gjë akoma, nuk është çmenduria e fundit, do të ketë dhe të tjera.
Por do apo nuk do Saliu, do apo nuk do Lulzim, apo filxhani, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor. Dje Ilir Meta ka shkruar fatin e tij si President që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë. Të gjithë ata që udhëheqin lëvizjen “Rama ik”, do të ikin të gjithë vetë. Me logjikën e djeshme, Ilir Meta mund të bëjë dhe një dekret që t’i shpalli luftë Amerikës, por është e qartë që ne nuk mund ta pranojmë”, tha Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)