Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, I cili po flet në këto momente nga mbledhja e e grupit parlamentarë të PS, pas fjalëve të Ballës I cila tha se do të fillojn procedurat për shkarkimin e kreut të KQZ-së, e Klemment Zgurit, pasi sipas tij ka shkelur ligjin e dekriminalizimit për kryebashkiakun e Mallakasttrës, ka qenë vetë Rama I cili I ka dhënë mbështetje.
Por ndërkohë kryeministri ka njoftuar se po shihet mundësia për shkarkimin e tij. Nga ana tjetër akuzoi PD-në për standarte të dyfishta.
“Me ekspertët e Kryeministrisë po shikohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si i ndëshkuar nga gjykata italiane që përbën objekt dhe subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Fakti që ka në xhep teserën e PD nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit as virgjëreshë në raport me veprën që ka kryer dhe është ndëshkuar nga gjykata italiane. Prandaj në këtë pikë mbështes tërësisht kërkesën e kryetarit të grupit” tha ai. (B.H/Faxëeb)
Discussion about this post