Kryeministri Rama mesa duket është dakort për një nga pikat që opozita është ankuar prej kohësh në çadrën e lirisë: Rolin e policisë në zgjedhje.
“Ne nuk kemi refuzuar çdo gjë në raport me kërkesat e opozitës. Por qeveri teknike po. Nëse çadra ka një propozim për një mekanizëm sesi duhet të jetë roli i policisë në zgjedhje ne jemi dakort dhe e mirëpresim. Nëse ata kanë një mekanizëm për policinë, të punës së saj në zgjedhje, po patjetër, por normalisht jo që të kontrollojë çadra policinë e shtetit”,- u shpreh kryeministri Rama.
I pyetur nga Babaramo për dështimin e negociatava me opozitën për votimin elektronik, Rama tha se shumë pak vende e kanë dhe Shqipëria nuk mund të jetë gati ndoshta edhe për 2 vjet për këtë proces.
“Votimi elektronik është një votim i lidhur ngushtë me internetin, për shkak të gjitha pasigurive nga hakerimet, është Estonia, vetëm ky vend. Është infrastrukturë, duhet që bankomatet të kenë lidhje me internet me fibra optike, me 4G dhe kjo nuk është se bëhet edhe për 2 vjet. Ne u kemi kërkuar ekspertëve të opozitës kur ishim në opozitë, e kanë refuzur kur e kemi kërkuar. Identifikimi elektronik ishte teknikisht i pamundur, u bënë dy prova dhe dështuam”,- tha Rama. (M.D/ Shuplaka)