Kryeministri Rama duke folur në takimin me eurokomisionerin Hahn tha se Shqipëria ka bërë përpara sa i përket procesit të integrimit.
“Ne kemi përfunduar sfidën e ndalimit të kultivimit të kanabisit, tashmë jemi në sfidën e dytë, që e kemi bërë publike edhe përpara qytetarëve.
Sot jemi në kushtet kur në njërën anë mund të themi me plot gojën që Shqipërisë duhet që ti hapen negociatat, dhe së dyti ne duhet të konsolidojmë pozicionin tonë. Ne jemi shumë të inkurajuar për rrjedhën e procesit të Berlinit dhe bashkëpunimin rajonal. Si fillim dua ta falenderoj për vëmendjen”, u shpreh Rama.
(E.K/FAXWEB)