09:31 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama: PD nuk e do 18 qershorin, po vjen një qasje e re ndaj BE-së

18:16 | 09/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: PD nuk e do 18 qershorin, po vjen një qasje e re ndaj BE-së

Për kryeministrin  Rama, në Shqipëri po merr jetë një qasje e re ndaj BE-së dhe për këtë fajëson Partinë Demokratike dhe protestën e saj në çadër që sipas tij është kundër zbatimit të reformës në drejtësi dhe vettingut.

Sipas Ramës, pa reformë në drejtësi nuk ka integrim në BE dhe se opozita nuk e do datën 18 qershor për të zhvilluar zgjedhjet sepse ka frikë nga reforma.

“Sot po merr jetë një qasje e re ndaj Bashkimit Evropian. Është një qasje që merr formë përditë si pasojë e frikës së jashtëzakonshme ndaj reformës në drejtësi pa të cilën BE-ja është e pamundur të pranojë.

Frika nga drejtësia po jep jetë qasje destruktive të PD-së. Frika nga drejtësia e ka kthyer ditën e 18 qershorit, një ditë që politikanët e korruptuar në çadër nuk e duan kurrë.

Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE-së nga perëndimi në lindje, sepse e duan Shqipërinë një çiflig pa ndëshkueshmërie“,- u shpreh Rama në komunikimin javor.

“Ata që nuk e duan 18 qershorin dhe që zgjedhjet i kanë vetëm këngë në gojë. Ata që duan të shpëtojnë veten nga drejtësia dhe gjykimi i drejtë për krime të së kaluarës.  Ne e dimë që Shqipëria që duam nuk është një slogan por një obligim qytetar.

Shqipëria që duam është shumë më e mirë se Shqipëria që kemi dhe e dimë që duhet të bëjmë shumë më shumë akoma. Kjo është një betejë që Shqipëria nuk mund ta humbasë përsëri siç ka bërë më parë. Është një ndarje e errësirës së politikës së vjetër. 18 qershori do sjellë një vendim të qartë: O me Europën, o me frikën nga Europën, o me rritjen ekonomike, o me zhytjen në batak, o me një qeveri që lufton çdo ditë, ose me një qeveri që na kthen në të shkuarën”,- shtoi Rama.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: edi ramakomunikimi javor
Pas

Gazetari dhe deputetja arratisen nga Tirana, bashkë në Kanionet e Osumit

Para

Ish-kongresmeni amerikan në çadrën e demokratëve: Shqipëria është në një kryqëzim

Para
Ish-kongresmeni amerikan në çadrën e demokratëve: Shqipëria është në një kryqëzim

Ish-kongresmeni amerikan në çadrën e demokratëve: Shqipëria është në një kryqëzim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon gjatë natës Kharkivin, gjashtë të vdekur dhe 21 të plagosur

“Dua të bëhem e famshme”/ Tragjedi në SHBA: 19-vjeçarja humb jetën nga sfida “Dusting” në rrjet

Rama publikon pamje nga “Defender 25” në Durrës: Një nga stërvitjet më komplekse

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.