19:57 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama-PD-së: Të lirë ta vrisni veten me Nardin dhe Vangjelin, çadër tallavaje. U përmend sa herë kanë folur në Parlament

18:19 | 02/04/2017
në Politikë, Te Fundit
0
Rama-PD-së: Të lirë ta vrisni veten me Nardin dhe Vangjelin, çadër tallavaje. U përmend sa herë kanë folur në Parlament
 
Kryeministri Rama, sot në komunikimin javor  i është përgjigjur kërkesave të PD-së teksa klima politike është më konfiktuale se kurrë.
Rama përsëriti  se është absurde të kërkohet qeveri teknike.

Rama bëri një analogji me grevën e PS-së për zgjedhjet e 2009.

Sipas tij,  PS-ja në atë kohë kërkoi vetëm hetim të zgjedhjeve dhe jo qeveri teknike dhe se zgjedhjet e 2010-s nuk u bojkotuan edhe pse u vodhën sipas tij me Ristanin.

“Shqiptarët duan shtet dhe jo kaos. Kjo politika juaj kërkon të bëjë rrëmujë në Shqipëri. Ne bëmë grevë në vitin 2009 se ju na mohuat që të hetonim ato zgjedhje që i vodhët. Dhe prapë së prapë ne hymë në zgjedhjet e 2010-s edhe pse i vodhët edhe ato”, -tha Rama.

 Ai madje shtoi se PD-ja nëse do të kryejë vetvrasje me Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen, është e lirë ta bëjë se ka kush bën opozitë për ta, siç u shpreh Rama.

“Kjo është  hedh një budalla një gur në lumë. A ka marrë vallë kjo qeveri ndonjë masë që e pengon opozitën? Jo, ajo ka folur më shumë se kurrë në historinw e parlamentit, 3 fishin e kohës së kryeministrit.  A ka marrë kjo mazhorancë ndonjë nismë të njëanshme?  As rekomandimet e OSBE nuk janë miratur se ne presim opozitën.  A ka ndodhur ndonjëherë që qeveria i thotë opozitës hajde. Atëherë për të gjithë ata lind një pyetje: Kur opozita nuk do zgjedhje, a është demokratike që zgjedhjet të mos bëhen? Në cilën vend janë shtrur pyetje kaq qesharake?”,- shtoi Rama. 

Rama tha se opozita nuk është monopol i një partie, ndaj sipas tij PD duhet të heqë dorë nga protesta në çadër.

Ai tha se “Misioni i demokracisë nuk është të shpëtojë një parti nga vetëshkatërrimi”.

Demokracia nuk është përdhunim i shumicës nga pakica, prandaj ka pluralizëm. Opozita nuk është monopol i një partie sado e madhe apo e vogël është ajo. E mbasë kjo derexhe e vajtueshme e PD e katandisur nga një alternativë në një çadër klithmash në mes të bulevardit është fundi i historisë së asaj partie, por këtë nuk e dimë. Misioni i demokracisë nuk është të shpëtojë një parti nga vetëshkatërrimi. Edhe misioni i demokracisë shqiptare është të garantojë lirinë dhe të drejtën e individit dhe jo të shpëtojë PD-në. Ne nuk kemi marrë përsipër të shpëtojmë PD. Meraku jonë është reforma në drejtësi. PD-ja nëse do të kryejë vetëvrasje me Nardin dhe Vangjelin, është e lirë ta bëjë se ka kush bën opozitë për ta”, tha Rama.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: edi ramakomunikimi javor
Pas

Mbi 250 të vdekur nga shirat dhe balta në Kolumbi

Para

Ish-peshëngritësi Cenaj: Si donin të më martonin me një algjeriane

Para
Ish-peshëngritësi Cenaj: Si donin të më martonin me një algjeriane

Ish-peshëngritësi Cenaj: Si donin të më martonin me një algjeriane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.