”Sot rreth godinës së Kryeministrisë janë hequr kangjellat! Nga dritarja e kryeministrit nuk shkrehen plumba”, kështu sapo deklaroi në fjalën e tij brenda Kryeministrisë Edi Rama, para familjarëve të viktimave të 21 janarit 2011. Rama deklaroi gjithashtu se ”Ora e Drejtësisë do të vijë”.
”Sot në bulevard dhe rreth godinës së Kryeministrisë pamjet kanë ndryshuar janë hequr kangjellat që e bënin kryem një të burgosur të rëndësisë së veçantë që ruhej prej popullit, godina është hapur dhe kati i parë i përket qytetarëve dhe i përket kulturës, leksioneve dhe debateve dhe askush më sot nuk ka më frikë të protestojë para kësaj godine për gjithcka që e çmon për të protestuar, me apo pa të drejtë në këndvështrimin e atyre që janë brenda në godinës, por me bindjen se në fund që e drejta e secilit për të protestuar është një e drejtë jo vetëm e fituar me ligj por edhe e pacënueshme qysh prej 21 janarit.
Dhe sot as që mund të imagjinohet më që nga dritarja e godinës mund të shkrehen plumba nga dritarja e kryeministrit sipër buzës së qytetarëve pavarësisht se e kanë votuar apo nuk e kanë votuar.”, tha mes të tjerash Rama, për partinë e të cilit dolën në protestë 4 njerëz që u vranë kur qeverinë e drejtonte Sali Berisha.
FJALA E EDI RAMËS:
Sot në bulevard dhe rreth godinës së Kryeministrisë pamjet kanë ndryshuar janë hequr kangjellat që e bënin kryem një të burgosur të rëndësisë së veçantë që ruhej prej popullit, godina është hapur dhe kati i parë i përket qytetarëve dhe i përket kulturës, leksioneve dhe debateve dhe askush më sot nuk ka më frikë të protestojë para kësaj godine për gjithcka që e çmon për të protestuar, me apo pa të drejtë në këndvështrimin e atyre që janë brenda në godinës, por me bindjen se në fund që e drejta e secilit për të protestuar është një e drejtë jo vetëm e fituar me ligj por edhe e pacënueshme qysh prej 21 janarit.
Dhe sot as që mund të imagjinohet më që nga dritarja e godinës mund të shkrehen plumba nga dritarja e kryeministrit sipër buzës së qytetarëve pavarësisht se e kanë votuar apo nuk e kanë votuar.
Unë jam i bindur se nuk do të ketë më kurrë jo vetëm asnjë kryeministër por asnjë forcë speciale, rendi sigurie që t’i japë të drejtë njerëzve për të marrë në mbrojtje godinën po as përpjekje të thella institucionale që kulmuan pas zbrazjes së bulevardardit dhe tërheqjen e 4 trupave të tij.
Përplasje mes presidentit dhe kryeministrit, mes prokurorisë dhe policisë, përplasje brenda shtetit mes atyre që i japin të drejtë vetes të vrasin por përdorin pushtetit për të penguar të bërit e drejtësisë.
Të gjitha këto nuk ju ngushëllojnë as ju, as ne, por s’më mjaftojnë as mua si kryeministër për të relativizuar të vërtetën e thelllë dhe gjitjmonë tronditëse të 21 janarit se 4 burra, vëllezër dhe prindër humbën jetën dhe ato 4 jetë të humbura kërkojnë drejtësi.
Nuk është ngushëllim dhe arsye e mjaftueshme fakti që vrasjet e 21 janarit dhe viktimat e pafajshme të 21 janarit u bënë nxitja më e fortë për të ndërmarrë ne reformën më të thellë dhe më transformuese në vend për 20 vite. 21 janari është motiv i motiveve të kësaj reforme.
Qysh atëherë e kam thënë dhe e kemi thënë se 21 janari është nga ato momente që krijojnë një peng dhe nuk janë asnjëherë të lehta për t’u zbardhur. Po pa diskutim falë Reformës në Drejtësi zbardhja e 21 janarit është shumë më afër. Njerëzit kërkojnë çdo ditë drejtësi pasi drejtësia për ta mungon prej 25 vitesh, pa llogaritur vitet e regjimit.
Ashtu sikundër të gjithë njerëzit që sot kanë një problem me gjykatat janë viktima potenciale të mungesës së reformës në drejtësi. Familjarët e 21 janarit janë shëmbëlltyra më konkrete e mungesës së drejtësisë. E kemi përjetuar të gjithë me dhimbje forcën përbuzëse me të cilën drejtësia e paaftë ka shtyrë përtej mureve të saj ata që janë përgjegjësit kryesor të këtyre ngjarjeve. Ata që nuk janë marrë asnjëherë në pyetje për 21 janarin. Sot falë Reformës në Drejtësi që do çlirojë drejtësinë do ketë zgjidhje dhe për 21 janarin.
Me edhe më shumë bindje se një vit më parë, e përsëris që drejtësia për 21 janarin mund të vonojë po nuk do të harrojë. Ora e drejtësisë do vijë.
Edhe pse qeveria ka bërë sa ka mundur të lehtësojë jetën tuaj të përditshme, do të vazhdojë më tej duke e njohur përgjegjësinë e saj për këtë çështje. Do ta ndjekim këtë çështje edhe në Strasburg, ku do të njohim përgjegjësinë e qeverisë. Pak ditë më parë ne miratuam fondin e dëmshpërblimit një detyrim që nuk e lehtëson barrën tonë, që të ndihmojë që të gjithë të marrin drejtësinë e munguar.
Në kazanin e mediave dëmshpërlimi i dhënë për ju nuk ishte një qokë por ishte një detyrim që mos e harrojmë nga domosdoshmëria për të zbatuar vendimet gjyqësore, të cilat vonuan por sidoqoftë erdhi dhe sapo erdhi ne morëm vendimin e duhur në drejtimin e duhur.
Nuk na votuan për të zëvendësuar një qeveri me një tjetër por për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë, nuk e kemi harruar në asnjë hap por e kemi parasysh në çdo hap pse sshqiptarët na deshën në krye të këtij vendi.
Ne nuk jemi të përsosur, me siguri në rrugën e gjatë dhe sfilitëse ne i kemi bërë gabimet tona por unë në këtë moment solemn unë dua të përsëris atë që ma ha mendja e kam thënë edhe në një moment tjetër, askush nuk mund të provoje të kundërtën e faktit se kjo qeveri nuk ka bërë asnjëherë gabime të qëllimshme.
Edhe nëse ne mund të kemi marrë gabime të caktuara unë them se nuk ka qenë gabime të qëllimshme në drejtim të abuzimit por kanë qenë qëllime kolosale për transformimin e vendit si asnjëherë më parë.
Kemi bërë reforma për të ndryshuar Shqipëria, për shqiptarët e gjeneratën tjetër, për Shqipërinë që nuk e kishim.
Ata që sot na mungojnë këtu dhe humbën jetën e tyre në një protestë kumptimplotë jo thjesht për të ndërruar një qeveri me në tjetër, por për të kërkuar një Shqipëri tjetër.
Unë jam besimplotë se drejtësia për masakrën e 21 janarit do të vijë dhe më herët se sa vonë ju do të merrni frymë lirisht të paktën në këtë aspekt se e dimë që drejtësia nuk do t’u kthejë në jetë të shtrenjtët tuaj por do ta bëjë jetën më të shtrenjtë se një herë e përgjithmonë do të pengohet rivrasja juaj në 21 janar. (V.G/SHUPLAKA)