Rama komenton para familjarëve të viktimave të 21 janarit dëmshpërblimin 300 mijë dollarë si dhe flet në emër të viktimave.
”Nuk ishte një qokë”, thotë kryeministri Edi Rama, teksa shtoi se viktimat humbën jetën në protestë për të kërkuar një Shqipëri tjetër.
”Në kazanin e mediave dëmshpërblimi i dhënë për ju nuk ishte një qokë por ishte një detyrim që mos e harrojmë nga domosdoshmëria për të zbatuar vendimet gjyqësore, të cilat vonuan por sidoqoftë erdhi dhe sapo erdhi, ne morëm vendimin e duhur në drejtimin e duhur.
Nuk na votuan për të zëvendësuar një qeveri me një tjetër por për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë, nuk e kemi harruar në asnjë hap por e kemi parasysh në çdo hap pse shqiptarët na deshën në krye të këtij vendi.
Ne nuk jemi të përsosur, me siguri në rrugën e gjatë dhe sfilitëse ne i kemi bërë gabimet tona por unë në këtë moment solemn dua të përsëris atë që ma ha mendja e kam thënë edhe në një moment tjetër: askush nuk mund të provoje të kundërtën e faktit se kjo qeveri nuk ka bërë asnjëherë gabime të qëllimshme.
Edhe nëse ne mund të kemi marrë gabime të caktuara unë them se nuk ka qenë gabime të qëllimshme në drejtim të abuzimit por kanë qenë qëllime kolosale për transformimin e vendit si asnjëherë më parë.
Kemi bërë reforma për të ndryshuar Shqipëria, për shqiptarët e gjeneratës tjetër, për Shqipërinë që nuk e kishim.
Ata që sot na mungojnë këtu dhe humbën jetën e tyre në një protestë kumptimplotë jo thjesht për të ndërruar një qeveri me në tjetër, por për të kërkuar një Shqipëri tjetër.”, tha Rama. (V.G/SHUPLAKA)