Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta në një spital në Itali të deputetit të LSI, Gjovalin Kadeli në moshën 53-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Përmes një statusi në rrjetet sociale Rama shkruan se pavarësisht kundërshtimeve, ai ishte mik me Gjovalinin, pasi ishte një njeri admirueshëm për ambicien e tij deh faktin se e nisi nga hiçi.
“Miq, kundërshtarë, kolegë, po pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet tona, Gjovalini ishte gjithnjë për mua njeriu i admirueshëm për ambicien e tij dhe faktin se nga hiçi, ai u bë me përpjekje e sakrifica të mëdha, një personalitet publik i Lezhës. Me keqardhje thellësisht të sinqertë, mora lajmin për vdekjen e tij dhe nuk gjej fjalë për të ngushëlluar fëmijët që pas nënës humbën edhe babanë…
U prehsh në paqe Kadel!”-shkruan kryeministri. (S.SH/Shuplaka)