14:12 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

10:32 | 09/02/2025
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama për “La Razón”: Trump mund të jetë një bekim për Evropën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe

“Trump mund të jetë një bekim për Evropën pasi mund ta zgjojë dhe ta bëjë një fuqi të madhe”, tha Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën spanjolle “La Razón”.

“Përdorimi i emigracionit si një armë politike mund të shkatërrojë Evropën”, shtoi ai.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, ka prezantuar edicionin e 30-të të Kongresit Botëror të Drejtësisë (WLC) në Madrid në selinë e Cremades & Calvo-Sotelo, ku gjeti rastin për të shpjeguar pse Shqipëria është “vendi i mundësive” – me njerëz mikpritës, të sigurt dhe të bukur si Spanja por shumë më lirë.

“Pra hajdeni”, inkurajoi ai audiencën e tij, kur u pyet për çështjen emigracionit në Evropë.

“Ne po e kthejmë diçka që ka të bëjë me menaxhimin e kufijve dhe menaxhimin e punës në një luftë kulturore. Dhe kjo është diçka që mund të shkatërrojë shpirtin e Evropës”, tha Rama.

“Përderisa nuk ka politikë për këtë çështje, përtej të majtës dhe të djathtës dhe interesave elektorale, Evropa do të ketë probleme”, paralajmëroi ai.

Lideri shqiptar ishte basketbollist (1,98 metra i gjatë) dhe garonte për kombëtaren e vendit të tij.

Djali i një skulptori të njohur, ky politikan që ka fituar tre zgjedhje radhazi, i pëlqen të pikturojë dhe të shkruajë.

Por, mbi të gjitha, ai ëndërron ta bëjë Shqipërinë një vend të begatë ku varfëria dhe korrupsioni t’i përkasin së shkuarës.

Etiketa: intervisterama
Pas

Voton Ramush Haradinaj, për herë të parë votojnë edhe dy fëmijët e tij

Para

Vuçiç: U bëj thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë Listën Serbe

Para
Vuçiç: U bëj thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë Listën Serbe

Vuçiç: U bëj thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë Listën Serbe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, arrestohen dy persona

Manastirliu: Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në testin kombëtar VANAF

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

Ministri Vengu pret komandantin e FSK: Shqipëria krah Kosovës për garantimin e stabilitetit në rajon

Elisa Spiropali: Humbëm Artan Lamen, njeri i dijes dhe pasionit për Shqipërinë

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

Përfaqësuesi i PD denoncon: Në bar kafenë e Dervish Beqirit gjeta fletë të vulosura, zyrat e patronazhistëve paralel me qendrat e votimit

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.