I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, në televizionin “Ora News”, kryeministri Edi Rama tha se shkarkimi i ministrit Manjani është ekzekutuar me miratimin e Ilir Metës.
Ndërkohë, lidhur me akuzat e ministrit Lefter Koka, Rama tha se e kishte falur atë.
“Unë nuk i marr seriozisht burrat me kostum që flasin pas dhe gjatë pilafit, unë sigurisht që di të bëj dallimin e qartë midis një ministri që ka shkel kodin etik, që shkel kontratën tonë dhe mes një ministri ka bërë një gabim që nuk do të përsëritet. Nuk fola për faljen, por për të drejtën për të gabuar njëherë”, tha Rama.
Sakaq, për akuzat e deputetëve Rama shtoi: “Unë fola thjesht për të drejtën që çdo njeri ka për të gabuar njëherë. Ata nuk kanë një kontratë me këtë qeveri.” (D.D/Shuplaka)