Kryeministri Edi Rama, në komunikim e tij javor në Facebook, ka folur për marrëveshjen e firmosur prej tij dhe kreut të opozitës Lulzim Basha pak ditë më parë.
Për të mbyllur gojët e liga që janë shprehur se kjo është tentativë për bashkëqeverisje, Rama është shprehur se në këtë marrëveshje, bashkëqeverisja është vetëm për zgjedhjet.
“Kjo javë solli atë që vetëm unë mbase nuk e besoja se mund të ndodhte. Kur them mbase unë, ishte më shumë instikti sesa realiteti që më jepte pakës shpresë, pasi hendeku ishte mjaft i madh kur laku thuajse ishte i shtrënguar në fyt duke parë këmbënguljen tipike amerikane. Sidoqoftë, si e qysh u arrit kjo marrëveshje është libër më vete, ku përmmbatja është e ndryshme nga sa është lexuar përmes mjedisit tonë mediatik.
Kjo marrëveshje ishte nga ato raste kur një krizë kthehet përmes vulltetit të mirë në një mundësi të re. Pati një mosmarrëveshje mes katundit mediatik, është fokusuar më shumë me ndryshimet në qeveri dhe fakti që nuk është hapur rruga e krijimit të koalicioneve.
Ka që i quajnë një pazar të madh dhe janë ata që klubet e katundeve mediatike i frekuentojnë për të kapur kocka e për të fituar ëmbëlsira nga pazaret e politikës.
Edhe nëse zgjedhjet do zhvilloheshin pa PD, me një urdhër administrative të nxjerrë prej meje, qeveria ishte angazhuar të mos shpenzonte më asnjë para publike deri më 18 qershor.
Ashtu siç është e vërtetë që ministrat e rinj teknik, do kenë detyrë të jenë kujdestarë etikë të reformës zgjedhore.
E njëjta gjë edhe për drejtorët e agjensive të mëdha, ky është dallimi i madh mes qeverisë teknike, për të zbatuar një program të caktuar politik, duke kufizuar përdorimin e mjeteve në dispozicion politik, duke ndaluar ndikimin e shtetit te vota.
Gojët e mëdha s’kanë pushuar një sekondë duke hedhur baltë mbi marrëveshjen si një pazar bashkëqeverisje në kurriz të demokracisë, apo të partive të vogla të cilat vetëm garante të drejtësisë as kanë qenë ndonjëherë as mund të jenë dot për vetë peshën e tyre. Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, për zgjedhje, për të siguruar një “fair play” si asnjë herë më parë.”, u shpreh Kryeministri. (D.D/Shuplaka)