00:13 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama për median italiane: Opozita është tepër mbrapa me sondazhet

23:05 | 28/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do të japë dorëheqjen? Rama reagon për mediat italiane: As e çoj në mend!

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se po krijon një krizë artificiale në vend. Rama u shpreh se opozita është tejet mbrapa në zgjedhjet e qershorit dhe kjo është një nga arsyet kryesore të bojkotit të parlamentit dhe djegies së mandateve.

Kryeministri në fjalën e tij gjatë një interviste për “TG2 Post”, theksoi se Shqipëria kërkon të ndjekë rrugën drejt BE-së dhe provë e saj është lufta kundër drogës dhe korrupsionit.

“Më vjen keq që për fat të keq këto imazhe janë përhapur, që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë, ka një krizë politike artificiale, të krijuar dhe të dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet e qershorit dhe është tepër mbrapa me sondazhet, ka humbur para një viti në zgjedhjet që janë pranuar edhe nga opozita.

Në rrugëtimin drejt Europës kemi nevojë për stabilitet. Kjo është një situatë mjaft e panjohur, nga ajo që cfarë kam shfletuar në librat e historisë, ka ndodhur në Italinë e viteve ’20 dhe në asnjë vend tjetër.

Sikur opozita në Itali, të thoshte duam një qeveri ndryshe se nuk mund të fitojmë me këta, dhe do të ikim, do të largohemi dhe duam zgjedhje të parakohshme, por kjo është një gjë që nuk funksionon. Nëse do të thosha se korrupsioni nuk është problem do të thosha një gjë jo të vërtetë, por është duke u luftuar si asnjëherë më parë. Në raportin e KE, vjet u rekomandua çelja e negociatave, pasi ne kemi luftuar korrupsionin, i jemi futur një reforme në gjyqësor që është model për të gjithë rajonin.

Unë nuk jam njeriu i duhur për ta pyetur nëse është e vërtetë apo jo, por pyesni GdF nëse kemi bërë një pastrim të plotë të kultivimit të kanabisit. Dua t’u them të gjithë italianëve, që të kuptojnë një gjë; nuk ka revolucion, por revoltë e estabilshmentit të vjetër që ka humbur dhe lobit të drogës që ka humbur, bixhozit dhe lobeve të tjera që qëndrojnë pas këtyre. Jeta vijon dhe ne duam të ecim drejt BE-së” tha Rama në një prononcim për mediat italiane, “TG2 Post”.

 

Etiketa: mediat italianeopozitaramasondazhet
Pas

“Do të ketë zgjedhje të parakohshme”, Mustafa Nano: Ja kur do të ndodhin

Para

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 1 Mars 2019

Para
HOROSKOPI. 16 GUSHT 2018

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 1 Mars 2019

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.