Në nisje të takimit joformal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor Rama dhe të ftuarit nuk i kanë kursyer batutat mes tyre.
Kryeministrat që mbërritën s’i ka lënë mangët as ndonjë përqafim me Ramën dhe më pas takimi do të zhvillohet pa praninë e kamerave.
Në këtë takim merr pjesë edhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Ai u prit nga kryeministri Edi Rama teksa mbërriti në ambientet e Vilës qeveritare në Durrës, ku Rama për pak sa e ‘’përjashtoi” për shkak të kollares që kishte vendosur.
Rama: Pranohen vetëm pa kollare
Muller: Do të jem shumë i lumtur që ta heq …Nuk isha i sigurt që mund t’ja dilnit në një kohë kaq të shkurtër të organizonit këtë takim.
Sigurisht që Muller nuk e hoqi, ndërsa vazhdoi rrugën drejt ambjenteve të brendshme të rezidencës.
(E.K/SHUPLAKA)