22:31 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Për platformat e Tik Tok dhe Snapchat jemi mallra dhe kode, jo persona

12:59 | 30/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Për platformat e Tik Tok dhe Snapchat jemi mallra dhe kode, jo persona

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier, në kuadër të takimeve këshilluese me prindërit për kufizimin e platformave sociale si TikTok apo Snapchat.

I shoqëruar dhe nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh se përveç fëmijëve edhe prindërit dhe mësuesit janë nën presionin dhe mbingarkimin që vjen nga këto platforma. Kryeministri tha se sot fëmijët jetojnë në dy botë paralele, atë të mediave e të klasës-shtëpisë dhe ekraneve të rrjeteve sociale. Më tej, Rama tha se për “Tik Tok” dhe “Snapchat”, njerëzit janë mallra dhe kode dhe jo persona.

“Jo një por disa nga prindërit duke folur për rrjetet sociale ngriti shqetësimin që presioni i jashtëm i këtyre lloj platformave, mbingarkohet në mënyrë të jashtëzakonshme edhe nga platformat mediatike brenda vendit. Nuk e sjell këtë këtu për të folur për mediat por për të kornizuar sfidën që ka sot një familje që ka sot edhe të rriturit që janë prindër përballë këtij presioni që rrit tensionin e konfuzionin edhe e bën më të vështirë të kesh qetësinë që duhet që të merresh me pjesën e më të vegjëlve në familje e shkolla.

Edhe mësuesit janë nën këtë presion, një furtunë e madhe lajmesh shpesh gjysmë të vërteta. Një lum i madh njerëzish që flasin e zihen, një mënyrë komunikimi në mexhilis përmes ekraneve që është shqetësuese, dhe kulmon aty ku normalisht duhet të kishte si minimum një etikë komunikimi që është salla e Kuvendit. Në gjithë këtë vorbull hyjnë fëmijët që veç të tjerash jetojnë në dy botë komplet paralele, ajo e mediave dhe e klasës-shtëpisë dhe ekraneve të rrjeteve sociale. Për platformat ne nuk jemi persona, por mallra siç blemë ne në markete me kodet përkatëse, nga kjo vepron edhe algoritmi.”, u shpreh Rama.

Pas

Rama dhe Manastirliu takim me prindërit në Fier! Ministrja: Kërkojmë edhe angazhimin tuaj në marrjen e vendimeve

Para

Rebelët sirianë marrin nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit të Aleppos

Para
Rebelët sirianë marrin nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit të Aleppos

Rebelët sirianë marrin nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit të Aleppos

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

SHBA-të zhvendosin sistemet mbrojtëse ajrore Patriot nga Zvicra në Ukrainë

Tarifat doganore, presidenti brazilian i përgjigjet Donald Trump-it: Nuk je perandor i botës

Erdogani akuzon Izraelin: Po përdor pakicën e druzëve për t’u zgjeruar në Siri

Kancelari gjerman: Ukraina do të pajiset me sisteme me rreze të gjatë veprimi

Aksident në Gramsh/ Fuoristrada del nga rruga në afërsi të fshatin Sotirë, tre të plagosur

Ministrat e Kosovës ankohen për gjykatën, hesht kabineti i Kurtit pas vendimit të Supremes që i ndalon të mbajnë detyrën kur janë deputetë

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8

Sllovenia shpall dy ministra izraelitë non grata për rolin në krizën në Gaza

Presidentja Osmani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk konstituohet në fundjavë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.