Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën “Politico”, Rama tha se alternativa e mospranimit është ‘makth’ për Evropën, ndërsa Ballkani do të ‘çmendet’ nëse nuk vlerësohet nga BE.
Po ashtu në intervistën e gjatë Rama nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkimit me Kosovën, Rama tha: “Jo, sepse e vetmja mënyrë për të mbajtur Ballkanin në këtë gjendje paqeje dhe bashkëpunim është të mbajnë hapur rrugën drejt BE-së, të mbajnë një perspektivën të qartë, të mbajnë ndjesitë ndaj BE-së pozitive.
Askujt nuk do t’i pëlqente që të ktheheshin nga vetja dhe të shihnin për bashkime të vogla, kushdo do të donte të përfshihej në një bashkim të madh. Por nëse nuk ka shpresë, nëse nuk ka perspektivë, hapësirë, atëherë, patjetër që bashkime të vogla mund të ndodhin”.
Ndër të tjera kryeministri Rama ka thënë se braktisja e procesit të anëtarësimit do të thotë destabilizim i gjithë Evropës.
“Ka një problem në të kuptuarit dhe në mungesën e vizionit, Ballkani ka nevojë për Evropën dhe Evropa për Ballkanin. Si mund të lejojë BE-ja ‘zemrën’ e saj të jetë në zonën gri? Kjo është e pakuptimtë”- shprehet Rama.
Sa i perkat stabilitetit në rajonin e Ballkanit, kryeministri u shpreh se qetësimi i situatës varet kryesit nga ndikimi i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Rama ka folur dhe për situatën në Maqedoni dhe aludimet e politikaneve maqedonas se platforma shqiptare është hartuar nga Tirana.
“Miti se partitë shqiptare ndjekin platformë të nënshkruar në Tiranë u krijua në Shkup për arsye politike. Ajo është gënjeshtër, mit me shije të keqe e krijuar nga politika. Sulmet ndaj platformës janë të rrezikshme pasi që ajo është politikë që nxit ndasi dhe jo bashkim.
Shqiptarët në Maqedoni kanë të drejta të plota që të jenë të barabartë me maqedonasit, ndërsa platforma kërkon të drejta dhe liri të cilat janë të nënshkruara në Marrëveshjen e Ohrit” u shpreh Rama. (E.K/SHUPLAKA)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/04/rama-15-581x400.jpg)