Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, midis shumë të tjerash ka folur edhe për Republlikën e Re si edhe është përgjigjur nëse do të ketë një koalicion paszgjedhor me PD-në.
“Deri më datën 25 qershor nuk mendoj asgjë tjetër veçse fitoren e PS dhe për të hyrë në zemrën e mendjen e shqiptarit dhe t’u themi të mendojnë për flamurin kuq e zi, flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, për të gjithë shqiptarët që duan të mbajnë familjen e tyre në punë.”
Më mirë të shoh atë sfondin e Republikës së Re, duket si një promvim birre, promovim i një birre shqiptare.”, tha Rama.
Pastaj, pasi Vasili e pyeti se kjo është kritika e tij e parë për Bashën, Rama u përgjigj: “Unë kritika e parë, e keni shumë gamin. Të thuash është çuni i mirë dhe nuk është çun i keq është gjë tjetër. Kam folur për Lulzim Bashën po aq sa e meriton, ndoshta më shumë thjesht për të kuptuar nejrëzit se është larg për të marrë përgjegjësi ekzekutive”. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post