Në një intervistë të dhënë për prestigjozen angleze “The Telegraph”, kryeministri Edi Rama ndalet tek situata në Ballkan, pozicioni i Shqipërisë në të dhe tek çështjet e brendshme të vendit kryesisht tek opozita.
Që në fillim ai ngre alarmin se Ballkani është në rrezik rrëshqitje nën ndikimin rus dhe nëse administrata e presidentit Trump injoron rajonin, rreziku është i madh: “Ballkani është në rrezik nën ndikimin e Rusisë në qoftë se administrata e Trump injoron rajonin.”
Pyetjet vërtiten edhe rreth çështjes nëse Bashkimi Europian është duke bërë mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe për këtë kryeministri shqiptar shprehet se nëse BE dhe SHBA-të tërhiqen, do të kthehemi aty ku ishim.
Në një intervistë të gjatë, kryeministri karizmatik i Shqipërisë, Edi Rama, tha se pa mbështetjen e SHBA-ve, “Ballkani nuk do të jetë një vend ku ka paqe dhe bashkëpunim”. Për Shtetet e Bashkuara kjo është zonë shumë e rëndësishme strategjike dhe SHBA-të janë shumë të rëndësishme për ne.”, shkruan “The Telegraph” duke cituar kryeministrin.
Anglezja “The Telegraph” flet dhe për betejën e udhëheqësit të PS-së për reforminin e sistemit të korruptuar të drejtësisë, si kusht për anëtarësimin në BE dhe qëndrimin e kryeministrit ndaj opozitës.
“Ky është një shqetësim i madh për opozitën, pasi ata kanë qenë në pushtet për shumë vite dhe kanë arsyet e tyre nga frika e një pastrimi dhe një sistemi drejtësie që funksionin mirë”, mësohet të jetë shprehur Rama. (XH.A/SHUPLAKA)