Kreu i Grupit paarlamentarë të LSI-së Petrit Vasili ka nëpërmjet një deklarate për mediat ka dënuar gjuhën e përdorur sot në Parlament të kryeministrit shqiptarë Edi Rama pasi ky i fundit i quajti hebrenjtë “çifut”. Vasili tha se një term të tillë e kanë përdorur vetëm nazistët kur i shfarosnin hebrenjtë gjatë luftës ë dytë botërore.
Ai tha se kjo ghuhë prej nazisti e Ramës është e rrezikshme pasi ai kërkon ti trajtojë edhe shqiptarët siç i trajtonin nazistët hebrenjtë.
Vasili vlerësoi raportin mes shqiptarëve dhe hebrenjve si miqësor dhe u shpreh se i vetmi problem në raport me marrëdhëniet me hebrenjtë por edhe SHBA-në është kryeministri Rama.
“Sot në parlament është diskutuar projektrezolura e opozitës lidhur me votën skandaloze të Shqipërisë në OKB ku vota jonë shkoi kundër SHBA-së. Ka qenë një qëndrim i papranuar për të gjihë shqiptarët.
Në këtë moment kur diskutohej kjo rezelotë jemi befasuar nga gjhuha e kryeministrit i cili përdori termin “çifut” që e përdornin vetëm nazistët kur shfarosnin mijëra hebrenj
Patë një gjuhë prej nazisti, po me këtë gjuhë kërkon të ndërtojë raporte me opozitën, me SHBA-në. Hebrejtë kanë qenë miq me shqiptarët dhe sot ky kryeministër përpiqet të deformojë këto raporte, Shqiptarët i kanë zgjidhur këtë çështje prej kohësh. I vetmi problem është një njeri, është një dru i shtrembër në këtë mes. Kështu ai kërkon ti trajtojë edhe shqiptarërt, siç I trajtonin nazistët hebrenjtë”, tha Vasili.
Ndërkohë kjo ishte deklarata e Ramës në Kuvend.
“Ju sot jeni gati të bëheni “çifut”, jeni gati të bëheni eskimez vetëm të mos jeni këta që jeni, që të mos ju kapin”. (B.H/Faxweb)