17:32 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama përgatit “Rama 2”. Bashkim ministrish, emrat që ikin dhe vijnë

15:21 | 22/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dorëhiqen 3 drejtorët e parë të Hipotekave pas urdhrit të Ramës (EMRAT)

Burime nga selia e Kryeministrisë tregojnë se është përfunduar struktura e qeverisë së re, e cila mesa duket do të ketë disa bashkime të ministrive aktuale.

Kështu, thuhet se do të bashkohet Bujqësia me Mjedisin, Turizmi me Kulturën dhe Sportin, Ekonomia me Energjinë dhe Zhvillimi Urban me Pushtetin Vendor. Po ashtu diskutohet për një ministri të re të Thesarit, si dhe një tjetër të Gruas dhe Rinisë.

Për sa u takon emrave, flitet për një valë ndryshimesh të qeverisë së para marrëveshjes së 17 majit, ku një pjesë e figurave politike me eksperiencë do të kalojnë në drejtimin e grupit dhe komisioneve parlamentare.

Ende nuk dihet nëse qeveria e re do të ketë një përqindje të lartë grash, por mbase kjo është gjëja më e lehtë të parashikohet, po të kihet parasysh Rama si flamurtar i barazisë gjinore. Ashtu sikundër nuk është e vështirë të parashikohet rikthimi i Fatmir Xhafajt në Punët e Brendshme, si dhe konfirmimi i Damian Gjiknurit. I pari krijoi në pak kohë një profil të pakontestueshëm, ndërsa i dyti, përveçse vlerësohet si një ndër më të suksesshmit e mandatit të parë dhe më të besuarit e kryeministrit, i dha Ramës dy fitore spektakolare: Dibrën dhe Vlorën.

Nëse rezultati në zgjedhje do të jetë një kriter, disa prej ministrave udhëheqës të qarqeve mund të mos konfirmohen. Ndërkohë, më e pakta që mund të parashikohet është rikthimi i Lindita Nikollës, që e nxori Partinë Socialiste bindshëm fituese në Qarkun e Lezhës, për herë të parë pas 10 vitesh të dominuara nga Partia Demokratike.

Sidoqoftë, Edi Rama nuk ia ka përtuar surprizave, edhe kur pushteti i tij në parti dhe mbështetja në popull kanë qenë shumë më të diskutueshme sesa sot.

Sot ai vjen nga një triumf i paparashikuar, mbi shumë armiq njëherësh, në një lojë shahu, ku ai e provoi veten si i vetmi shahist në lojë. Nëse qeveria e re do të jetë një lëvizje e radhës në skakierë, atëherë çdo parashikim mund të rezultojë nul, në momentin kur shefi i vjetër dhe i ri i qeverisë do të shpallë ekipin e tij të radhës për ekzekutivin shqiptar.

Por mes këtyre informacioneve dhe supozimeve, një vendim i Ramës duket se është i pandryshueshëm. Gramoz Ruçi do të jetë në krye të Kuvendit të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme!

Tani për tani nuk dihet ende çfarë do të bëjë Rama me ndarjen e mandatit të deputetit nga posti i ministrit, pasi përvoja e 4 viteve të para nuk dha ndonjë rezultat politik lidhur me këtë çështje. Burime qeveritare thanë për Top Channel se, Rama nuk ka vendosur gjithashtu as kur do ta shpallë qeverinë e tij të re. Opsionet janë dy, që ta shpallë të dielën në mbledhjen e Asamblesë socialiste, ose një ditë më pas. Por, kurdo që ta bëjë, është e sigurtë se fillimi i javës tjetër e gjen vendin me qeverinë e re socialiste “Rama 2”./Top Channel

 

Etiketa: emratqeveriaRama2
Pas

Rikthimi i vizave/ Parlamenti hollandez nis diskutimin për lëvizjen e lirë të shqiptarëve

Para

Denoncimi te Berisha: Si vidhen me stil qytetarët nga zyrat e Bashkisë së Vlorës

Para
Denoncimi te Berisha: Si vidhen me stil qytetarët nga zyrat e Bashkisë së Vlorës

Denoncimi te Berisha: Si vidhen me stil qytetarët nga zyrat e Bashkisë së Vlorës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 345 /508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të, diferencë 28 mijë vota me PD

Mbyllet numërimi në Finiq, Partia Socialiste kryeson me 2511 vota

Numërohen 109 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Numërohen 184 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

Numërohen 261 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD

Numërohen 107/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 5 mijë vota ndaj opozitës

Numërohen 151 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 237/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Garë e fortë në Lezhë, si bëhet ndarja e mandateve

Numërimi në Vaun e Dejës drejt fundit, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.