Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbi gjestin e një shoferi nga Vlora i cili la autobusin urban për të firmosur në stendën për Vettingun.
“Rroftë shoferi na Vlora” është postimi i kryeministrit i cili e ka shpërndarë veprimin e shoferit.
Dje shoferi nga Vlora ka ‘’braktisur’’ urbanin së bashku me qytetarët brenda për të hedhur firmën e tij në çadrën e Vettingut. Ndërkohë që pasagjerët prisnin që ai të kthehej në krye të detyrës për drejtimin e autobusit ai këmbënguli që të firmoste.
Rama më pas ka replikuar me një komentues i cili e ka konsideruar shoferin një gangster që nuk zbaton rregullat e punës.
REPLIKAT:
Albjon Myftari
Ai shoferi duket me teper si gansterr i 97 sesa qytetar qe mendon per vendin e tij.Do te ishte me e denje ta firmoste “vetingun” mbas ose para orarit te punes dhe ta ndaloje autobusin ne stacion,pa krijuar probleme ne qarkullimin e makinave dhe pa shqetesuar qytetaret qe udhetojne.Ky post nuk esht i duhuri per te treguar se “Vetingu”eshte i rendsishem,ka te tjera menyra pavaresisht se shqiptaret ja dine rendesine tashme.
Edi Rama
Albion e para mos pergojo nje burre qe mund te ishte babait yt dhe qe jeton me pune te ndershme, sepse gansterrat (dhe mesoje ta shkruash tamam kete fjale) jane tjeter soj! E dyta mos u shqeteso per qarkullimin se ne rast nevoje shoferi mund ta ndaloje autobusin dhe ky eshte nje rast i tille edhe shume simbolikisht e atij bravo i qofte qe e ka bere! Dhe e treta firmose edhe ti peticionin para apo mbas shkolles ose punes nuk ka pike rendesie, po firmose ama?
(M.D/ Shuplaka)