Kryeministri Edi Rama i jep një përgjigje kreut të opozitës Lulzim Basha, lidhur me pretendimet e këtij të fundit për zgjedhjet e ardhshme elektorale.
“Kjo është një shenjë e sigurtë që zgjedhjet po afrojnë, shkaktojnë një nervozizëm, dhe unë nuk i marr seriozisht këto lloj shprehjesh. Është shumë kollaj që të vendosim se kush është jashtë dhe kush është brenda realitetit. Padyshim do qytetari do të gjykojë ata që janë jashtë dhe brenda realitetit.
Proceset zgjedhore në Shqipëri kanë ardhur duke u përmirësuar. Ka ikur epoka kur rezultatet dilnin nga kutitë e gabuara. Nuk është proces perfekt, por ka nevojë për përmirësism të vazhdueshëm. Në vend që opozita të kontribuojë, përpiqët të pregatisë publikun e saj për atë që nuk do të ndodhë, që është manipulimi i zgjedhjeve. Opozita e bën këtë sepse gjasat që të fitojë janë të pakta.
Është normale që opozita të ketë shqtësimet e saj, problemi është se ajo ka mundësi që t’i qartësojë ato në komision.
E bëra sqarimin tim dhe është kohë e humbur të merremi me atë çfarë është e qartë për opinionin public, nuk ka ndodhur asnjë tragjedi por një ministër i papërshtatshëm është shkarkuar dhe një ministër i ri është vendosur për të bërë punën.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post