Kryeministri Edi Rama mesa duket e ka marrë seriozisht rolin e liderit të vendeve të rajonit, ashtu siç përflitet shpesh në media. Sot ai është fotografuar në Sarajevë, ku shihet duke darkuar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç dhe atë të Kosovës Isa Mustafa.
Sipas mediave serbe, fotografia është shkrepur në një restorant në Sarajevë rreth orës 19:45. Të pranishëm në darkë ishin edhe Ministri për Tregtinë e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ekonomike të Bosnje Hercegovinës Mirko Saroviç, si dhe Ambasadorët e Serbisë dhe Shqipërisë.
Ky takim i tre homologëve, vjen para nisjes së punimeve të samitit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet në Bosnjë më 16 mars. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1356″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]