Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 14-vjetorin e ngjarjes së 21 janarit 2011, ku katër protestues të pafajshëm humbën jetën.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi domosdoshmërinë e drejtësisë për këtë çështje, duke nënvizuar se familjet e viktimave ende presin drejtësi.
“‘Drejtësia vonon, po nuk harron,’ thotë populli. Sot, kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë,” shkruan Kryeministri.