Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që me rastin e 7-marsit të shpërndajë disa medalje mirënjohje për të gjitha mësueset në vend.
Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë mësuesit dhe ka thënë se vetëm mësuesit mund t’a shpëtojnë këtë vend.
“Me keqardhjen e thellë për gjininë time por me bindjen se vetëm gjinia juaj mund ta shpëtojë Shqipërinë kam kënaqësinë të ftoj Raimonda Zaharinë, zyshën e paepur të Liceut Artistik”, tha Rama.
Mësuesja Raimonda Zaharia, është përlotur në momentin që iu dorëzua medalja, dhe ka falenderuar Ramën që pavarësisht angazhimit e gjen kohën për të shpërndarë medalje.
“Mua mu’ zbukurua dita dhe më iku trishtimi i daljes në pension. Falenderoj zotin Rama që megjithë problemet nuk rri pa dhënë edhe medaljen”, u shpreh mësuesja e Liceut.
(F.G/Faxweb.al)