Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot fushatën e llogaridhënies publike. Pas një takimi të zhvilluar paraditen e sotme, në bulevardin e ri të Tiranës, kryeministri po flet para qytetarëve për arritjet e qeverisë në “Amfitetarin e Tiranës”.
Rama u shpreh se kemi marrë përgjegjësinë për të çuar tepsinë për skrap dhe se duhet në mënyrë të vazhdueshme të nxjerrim jashtë nga zyrat e shtetit të gjitha ato që nuk e nderojnë Partinë Socialiste.
“Kemi marrë votën jo për të marrë të gjithë tepsinë për vete, por për ta çuar tepsinë për krap. Nuk kemi ardhur në këtë fushatë për të thënë që të gjitha gjërat janë në rregull, përkundrazi ka mjaft gjëra që duhen rregulluar.
Kundërshtari i vetëm që ka Partia Socialiste është vetëm vetja. Ne nuk na mund dot askush tjetër, por që ne të bëjmë realitet, gjërat që duhen bërë realitet, ne duhet të jemi vetëkritikë. Ne duhet në mënyrë të vazhdueshme të nxjerrim jashtë nga zyrat e shtetit të gjitha ato që nuk e nderojnë Partinë Socialiste.
Ne nuk do të tolerojmë askënd që kërkon që të mbajë peng. S’do lejojmë askënd që të përdori postin publik për interesat e veta personale.”
Kryeministri shtoi se nuk duhet të ketë vend në administratën shtetërore për njerëzit e korruptuar, pavarësisht nëse janë edhe të Partisë Socialiste.
(M.Q/Faxweb)