04:41 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Plani ynë, i vetmi që siguron rritje të pensioneve

12:51 | 28/04/2025
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
QSUT marrëveshje me qendrën spitalore “San Raffaele”, Rama: Në disa vite pacientët nuk do kenë pse të shkojnë në vende të tjera për t’u kuruar, do ta marrin këtu shërbimin më të lartë europian

Kryeministri Edi Rama siguroi se se “plani ynë i pensioneve është i vetmi plan që u jep pensionistëve më shumë dhe u mundëson familjeve që të kenë më shumë nesër”.

Në një bashkëbisedim me banorë të zonës së ish-Uzinës së Autotraktorëve (Tiranë), ku u prezantua projekti i rigjallërimit të saj në funksion të industrisë ushtarake, Rama u ndal te çështja e pensioneve.

Kryeministri theksoi se “tani e shohim më me optimizëm rritjen graduale të pensionit minimal për të arritur në 200 euro në fund të mandatit të katërt”.

“Kush ju thotë: bëhet menjëherë, ju thotë ekzaktësisht atë që ju ka thënë kur i futët lekët në piramida. Që të bësh një hap të tillë, të marrësh paratë dhe t’i shpërndash pa ditur se ku do t’i gjenerosh përsëri për t’i shpërndarë përsëri, do të thotë thjesht dhe vetëm kështu”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se synohet të arrihet një pension mesatar 400 euro të bazuar te sigurimet, ndërkohë që pensioni minimal duhet rritur dhe këtu duhet të futet edhe nga buxheti.

“Ne do t’i bëjmë të dyja: do të lehtësojmë pensionistët dhe do të garantojmë që ekonomia të ketë më shumë kapacitete për të shpërndarë më shumë. Pensionistët asnjëherë nuk duhet të shqetësohen kur rriten pagat, pasi në çdo pagë të rritur ka më shumë për fondin e pensioneve. Ne e kemi në ADN-në e forcës tonë politike dhe e kemi seriozisht, jo për t’u tallur, as për të fituar vota, por që t’ua bëjmë sa më të lehtë barrën pensionistëve”, shtoi Rama.

Rama theksoi se nuk ka ikur ndonjëherë nga ideja që pensionistët janë pjesa më e pashpërblyer e shoqërisë sonë.

“Madje, kaq e vërtetë është kjo që po them, saqë sapo kemi ardhur në qeveri një nga gjërat që kam kërkuar ka qenë reforma e pensioneve. Nëse sot ka dy blloqe pensionistësh, ku një bllok pensionistësh nuk janë pak, por afro 220-230 mijë që marrin pensione më të mira dhe një bllok tjetër që marrin pensione më të ulëta, kjo ka ardhur si rezultat i asaj reforme”, tha Rama.

Rama kujtoi se kur erdhi PS në qeverisje e gjeti këtë vend në kushte më katastrofike për pensionistët, sepse ishte vënë një tavan dhe pensioni ishte kthyer në asistencë sociale.

“U mbyllën të gjitha fabrika e uzina, u nxorën të gjithë njerëzit në rrugë, u shkatërrua komplet baza industriale e vendit që në vendet e tjera të rajonit funksionon akoma sot. Serbia ka kapacitete industriale ushtarake të bazuar te baza e vjetër ushtarake, që nuk e çoi për skrap. Këtu ndodhi gjithë ajo katrahurë, nxorën njerëzit 40 vjeç në pension dhe u krijua një masë e jashtëzakonshme njerëzish që faktikisht nuk merrnin pension, por asistencë deri në 24 mijë lekë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se PS bëri një reformë pensionesh dhe vendosi sigurimet në bazë të gjithë procesit.

“Pyetja është shumë e thjeshtë dhe e rëndë: Cila është zgjedhja që duhet të bënim ne? Të merrnim paratë që janë për të bërë investime, shkolla, kopshte, çerdhe, spitale, qendra shëndetësore, rrugë etj., e t’i fusnim për të rritur pensionet? E para, nëse do të vepronim kështu do të bënim ekzaktësisht një piramidë që nuk do të mbante dot. Në rast se do që investimet të kthejnë mbrapa para, ti vazhdon rrit ekonominë, ndërsa paratë që jepen direkt në dorë nuk kthejnë mbrapa para”, tha Rama.

Nëse do të veprohej kështu, kryeministri theksoi se do të vinte një moment që ekonomia e vendit do të binte, siç ra me piramidat.

“Kjo nuk është gjëja që duam. Të gjitha këto që bëjmë ne shkojnë në drejtim të rritjes së ekonomisë. Ne shpërndamë dy bonuse për pensionistët, janë 160 milionë euro në një hark kohor prej 3 muajsh, dhe për një vend si Shqipëria janë shumë”, shtoi Rama.

Etiketa: pensionerama
Pas

Kardinalët katolikë mblidhen për të diskutuar datën e konklavës për përzgjedhjen e Papës së ri

Para

“Gënjeve, dili për zot fjalës nëse je burrrë, më jep emrat”, Rama debaton me qytetarin pas takimit

Para
“Gënjeve, dili për zot fjalës nëse je burrrë, më jep emrat”, Rama debaton me qytetarin pas takimit

“Gënjeve, dili për zot fjalës nëse je burrrë, më jep emrat”, Rama debaton me qytetarin pas takimit

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.