05:34 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama po bën një puç institucional, me spiunët po i kthen institucionet në një strukturë të stilit Maoist”

11:02 | 10/07/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama po bën një puç institucional, me spiunët po i kthen institucionet në një strukturë të stilit Maoist”

Demokrati Roland Bejko është shprehur se Edi Rama tashmë po bën “revolucionin kulturor Kinez”, dhe po bën një krim.

Sipas tij me metodat e Revolucionit Kulturor Kinez po bën “një puç institucional pasi ka rijuar grupe pune të tipit të kontrollit punëtor-fshatar që kryesohen nga deputetët socialistë, ka hapur një adresë shqipëriaqë[email protected] ku i fton qytetarët( militantët e partisë së vet) , të spiunojnë pranë Atij personalisht kundërshtarët politikë në administratë nën pretekstin se po lufton të paaftët dhe të korruptuarit”.

REAGIMI I PLOTË:

PUÇ INSTITUCIONAL

Ju kish marrë malli për revolucionin kulturor Kinez, për grupet e kontrollit punëtor-fshatar?

Ja tek e keni.

Prej disa ditësh para syve tanë, ditën me diell e natën me hënë a me drita Edi Rama po konsumon një krim.

Me metodat e Revolucionit Kulturor Kinez po bën një puç institucional. Ka krijuar grupe pune të tipit të kontrollit punëtor-fshatar që kryesohen nga deputetët socialistë, ka hapur një adresë shqipëriaqë[email protected] ku i fton qytetarët( militantët e partisë së vet) , të spiunojnë pranë Atij personalisht kundërshtarët politikë në administratë nën pretekstin se po lufton të paaftët dhe të korruptuarit.

Por në fakt, Edi Rama po i heq atributet DAP–it, Shkollës së Administratës Publike, Komitetit të Përhershëm të Pranimit dhe Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes së Nëpunësit Civil, po shkel Ligjin Nr.152/2013 mbi Nëpunësin Civil ( i ndryshuar), duke i zëvendësuar institucionet me revolucionarët Kuq e Zi të Partisë që në emër “Të Administratës që Duam” të largojë nga administrata të gjithë kundërshtarët e vet politikë dhe në vend të tyre, të emërojë militantët socialistë, ose mercenarët e blerë gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Dikush mund të thotë që “punë e madhe, po largon militantët e LSI-së rekrutuar në administratë në mënyrë partiake dhe jo ligjore, pasi “demokratë” vështirë se ka mbetur njeri pa u larguar apo pa u rekrutuar gjatë katër viteve që përcollëm”.

Dakord, por një paligjshmëri e tillë nuk mund të luftohet me një tjetër paligjshmëri, për më tepër duke zëvendësuar institucionet përgjegjëse të shtetit me një strukturë partiake të stilit Maoist. Ndaleni (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: roland bejko
Pas

Tragjike në Elbasan, 18-vjeçarja ndërron jetë pak pas operacionit. Nis procesimi për mjeken

Para

Temperaturat e larta, rëndohet situata nga zjarret, 15 vatra brenda 24 orësh

Para
Zjarret përfshijnë sipërfaqe pyjore në disa qarqe të vendit. Kjo është situata

Temperaturat e larta, rëndohet situata nga zjarret, 15 vatra brenda 24 orësh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.