07:42 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rama po bllokon rrugët prej frikës”, deklarata e fortë e PD-së: Kompanitë të mos nxjerrin makineritë në rrugë, fati i tyre dihet

15:56 | 13/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazment Bardhi i përgjigjet Denar Bibës: Gjykata e pranoi se sjellja jote ishte e papërshtatshme, sa për pyetjet kam përgjigje

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi gjatë një deklarate për mediat u shpreh se kryeministri rama po tenton që me anë të bllokimit në mënyrë të qëllimshme të akseve kryesore të vendit të frenojë lëvizjen e qytetarëve me datë 16 shkurt drejt Tiranës në protestën e thirrur nga opozita.

Sipas tij, Rama po bën çdo përpjekje për të ngadaësuar fundin e tij me protestën e 16 shkurtit.

“I vetmuari Edi Rama mendon se duke bllokuar autostradën Tiranë Durrës dhe rrugën Tiranë Kamëz, do të mund të pengojë gjysmën e Shqipërisë të vijë në Tiranë e të protestojë kundër qeverisë së tij të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj”, – deklaroi Bardhi ndër të tjera.

Zyrtari i Partisë Demokratike paralajmëron kompanitë e ndërtimit që të mos nxjerrin në rrugë asnjë makineri dhe të mos bëjnë asnjë veprim që cënon lëvizjen e lirqë të protestuessve drejt Tiranës.

“Po paralajmërojmë që tani çdo kompani ndërtimi që të mos nxjerrin në rrugë asnjë makineri  dhe të mos bëjnë asnjë veprim që cënon lëvizjen e lirë të protestuesve drejt Tiranës! Përndryshe fati i tyre është i njohur! Qytetarët do t’i heqin pengesat me mënyrat e tyre, njësoj siç bënë banorët e Unazës së Re!”

Deklarata e Gazment Bardhit

Edi Rama, kryeministri më i vetmuar në Europë, po bën çdo përpjekje për të ngadalësuar fundin e tij me protestën e 16 Shkurtit.

Pasi dështoi me përdorimin qesharak të policisë, që i njihte kriminelët në protestë, por nuk i arreston ata, sot ka përdorur një makinacion edhe më qesharak – ka urdhëruar bllokimin e dy akseve kryesore kombëtare që lidhin Tiranën me Veriun dhe Jugun e Shqipërisë.

I vetmuari Edi Rama mendon se duke bllokuar autostradën Tiranë Durrës dhe rrugën Tiranë Kamëz, do të mund të pengojë gjysmën e Shqipërisë të vijë në Tiranë e të protestojë kundër qeverisë së tij të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj.

  • Teknikisht, nuk ka asnjë motiv për bllokimin e autostradës dhe rrugëve të tjera kombëtare.
  • Teknikisht, nëse do të ishte vërtet e nevojshme dhe jo një vendim në kushtet e panikut, qytetarët duhet të ishin lajmëruar disa ditë më parë, siç është vepruar në raste të tjera.
  • Politikisht, Edi Rama ka frikë. 

I ka bërë prapë llogaritë gabim! Edi Rama dhe kushdo tjetër që pranon të përdoret në këtë skenar është i pafuqishëm të ndalë shqiptarët të vijnë në protestë!

Po paralajmërojmë që tani çdo kompani ndërtimi që të mos nxjerrin në rrugë asnjë makineri  dhe të mos bëjnë asnjë veprim që cënon lëvizjen e lirë të protestuesve drejt Tiranës! Përndryshe fati i tyre është i njohur! Qytetarët do t’i heqin pengesat me mënyrat e tyre, njësoj siç bënë banorët e Unazës së Re!

Për çdo pasojë që sjell zbatimi i këtij skenari që pengon protestën e 16 Shkurtit, Edi Rama do të jetë i vetmi që do të mbajë përgjegjësi.

Shqiptarët do të jenë në Tiranë të shtunën! 16 shkurti është protesta që do t’i japë fund një pushteti të blerë me votat e krimit, një qeverie të kapur në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në vjedhjen e qytetarëve të saj.

Makinacionet qesharake dhe mjerane të Edi Ramës nuk do ta ndalin dot vullnetin e shqiptarëve të bashkuar për të shembur këtë sistem të kalbur nga krimi dhe korrupsioni!

Më 16 shkurt qytetarët do t’i japin vendit shancin historik që të drejtohet nga një qeveri që lufton krimin, lufton korrupsionin dhe krijon mundësi e mirëqenie për të gjithë!

*F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: kompanitePD PARALAJMERONRAMA PO BLLOKON RRUGET
Pas

KQZ paralajmëron ministritë: Mos prezantoni logon e PS-së në faqet zyrtare

Para

Arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste, po arratisej me pasaportë false

Para
Transportonin drogë, si ranë në prangat e policisë dy të rinjtë në Gjirokastër (Emrat)

Arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grupe terroriste, po arratisej me pasaportë false

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 të vdekur dhe dy të zhdukur pas përmbysjes së një varke në liqenin Tahoe

“Make Iran Great Again”! Trump “eksporton” sloganin MAGA dhe shkon më tej: Një ndryshim regjimi është i mundur në Teheran

Avionët B-2 ulen në tokën amerikane, Trump përgëzon pilotët: Bënë një punë të shkëlqyer!

Shkodër/Plagoset një 26-vjeçar me armë zjarri, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

Netanyahu: Izraeli nuk ndalet deri në shkatërrimin e arsenalit bërthamor të Iranit

Gramsh/ Shpërthen bombula e gazit, digjet plotësisht banesa

Kryeministri i Australisë përsërit mbështetjen për sulmet ajrore të SHBA-së

Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.