Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komnetuar mbrëmjen e sotme draft raportin e opinionit të Komisionit të Venecias mbi dekretin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.
Berisha shkruan se raporti hodhi poshtë pretendimet e Ramës ndërsa shton se, ky i fundit po kryen një grusht shteti.
“Edvin Mafia po kryen grusht shteti!
Miq, Komisioni i Venecias ka damkosur si puçist Edvin Mafine dhe narkoparlamentin e tij. Ne opinionin e tij te publikuar sot ky Komision konkludon se: “nuk ka baza per shkarkimin e presidentit”!
Kjo do te thote se Edvin Mafia po kryen grusht shteti! SB”, shkruan Berisha.
(F.GJ/FAXWEB.AL)