Ish-dretjuesi i SHISH, Fatos Klosi ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku deklaroi se, zgjedhjet vendore të 30 qershorit treguan domosdoshmërinë që ka vendi për ndërtimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuse.
Klosi foli edhe për qëndrimet e opozitës, djegien e mandateve, bojkotimin e zgjedhjeve dhe rëndësinë e përfshirjes saj në realizimin e një reforme zgjedhore, për të cilën tha se është çështja më e rëndësishme dhe arsyeja e shumë problemeve në jetën politike të vendit.
“Janë ata që i bëjnë listat, janë ata që i plotësojnë vendet në Parlament, praktikisht janë kryetarët e partive që vendosin. Mendoj se ka ardhur koha për një Kod të ri Zgjedhor, dhe kjo është e domosdoshme që pupolli të ketë më shumë pushtet në dorë. Kryesorja është se partitë duhet të jenë me të kujdesshme me vendimet që marrin, do të ketë më shumë demokraci edhe brenda partive.
Ata (opozita) dolën vullnetarisht nga skema politike, vendimi ishte absurd. Jemi gjithë këta njerëz, gjysma e Shqipërisë se kështu thoni, si nuk u bëken zgjedhjet me Ramën kryeministër? Ky është një dështim. Nuk bëhet kështu, duhet të merret eksperiencë nga vendet e zhvilluara edhe në rajon që janë vende që po ecin shumë normalisht. Të djegësh mandatet se ‘Rama është përbindësh’ dhe se ‘ne nuk ia dalim dot’, është e gabuar dhe ke treguar dobësinë tënde. Ja ku u bënë zgjedhjet, çfarë do të bëhet? Presidenti nga ana tjetër ka thirrur zgjedhje të reja. Por kush do ti bëjë? Materialisht zgjedhjet i organizon qeveria. Qeveria nuk ka ndërmend të marri ndonjë masë për të organizuar zgjedhje”.
Klosi tha se diskutimi për zgjedhjet e kaluara ka marrë fund dhe duke i cilësuar nga ana tjetër si jo normale, ai tha se nuk kishte rrugë tjetër.
“Për mua këto zgjedhje kanë mbaruar dhe diskutimi është i kotë. Normale nuk ishin por të gjithë njerëzit ishin përballë dy propagandave dhe pjesmarrja në zgjedhje tregoi se nuk ishin normale. Por mendoj se nuk kishte rrugë tjetër pa shkuar në zgjedhje. Opozita kishte vënë kusht se nuk shkonte në zgjedhje me Ramën kryeministër. Po kush je ti që e thua këtë, je opozitë dhe duhet të garosh. Zgjedhjet e kanë bërë punën e tyre, kryetarët kanë marrë detyrat, ato nuk ishin normale dhe demokracia nuk ka fituar edhe në këto zgjedhje, por ishin zgjidhja e vetme. Basha ka frikë mbase të shkojë në zgjedhje sepse do të humbiste edhe detyrën që ka aktualisht. Askush nuk i beson më këta”.
Ndërsa lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi dhe ‘peshqit’ e parë që do të bien në rrjete, Klosi anashkaloi të komentonte duke folur për problematikat që janë hasur në miratimin dhe ngritjen e institucioneve, duke e cilësuar si një investim të rëndësishëm perëndimor dhe duke theksuar se shpresonte që të ndërhynin edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
“Duhet të krijohet një ide se politika është një detyrim ndaj njerëzve. Mendoj se Rama është duke qeverisur me një dorë të fortë. Por ai do të japi llogari sepse prandaj janë votimet dhe populli nuk është një turmë. Ata i shohin, mediat janë shumë dhe njerëzit i ndjekin dhe dinë ti gjykojnë”, tha Fatos Klosi në Fax News.
Një qëndrim ka edhe për Raportin e OSBE-ODIHR:
Klosi: E lexuan të dy palët, gjëja më e zakonshme, duke e lexuar krejtësisisht kundër dhe sipas interesit të tyre. Demokracia ishte se ishin zgjedhjet më të qeta se gjithë të tjerat, për nuk ishin demokratike në aspekte të tjera. Një ditë para zgjedhjeve (29 qershor) DASH i kontaktoi në telefon, u tha mbylleni atë muhabet dhe dolën qesharak sepse kishin premtuar se nuk do t’i lejonin zgjedhjet. Të jeni të sigurt, të gjithë rrinë kaq urtë sepse ua kanë thënë ata, ndaj sillen kështu.
Integrimi dhe hapja e negociatave në Tetor:
Klosi: Janë shumë vende që kanë një sërë zhvillimesh që të miratojnë fillimisht përmes institucioneve të tyre për të pasur ose jo një qëndrim pozitiv. Për mendimin tim ne jemi në Europë dhe nuk ka më shumë rëndësi se çfarë do të vendosin ata se sa çfarë do të vendosim ne, pra çfarë do të bëjmë ne për këtë vend. Ne problemin e kemi këtu brenda, unë uroj që të nisin bisedimet por nuk është kjo gjëja më e rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme është ajo që ndodh këtu, çfarë do të ndodh me reformat, me kodin zgjedhor etj. Natyrisht BE do të japë kontributin e saj por nuk mund të na mbajë gjithë kohës me lëmoshe për ç’ka jam i bindur se disa e duan vetëm për lëmoshë.
Reforma zgjedhore dhe ftesa e mazhorancës për shtrirje dorë ndaj opozitës, sa e sinqertë ishte?
Klosi: Unë mendoj se ishte shume e sinqertë sepse është arsyeja kryesore e disa problem në vend. Atë reformë nuk e vendos Rama siç pretendon opozita, por janë të gjitha grupet e interesit që vendosin e në fund e miraton Europa e cila shpresoj që ta sjelli të gatshme dhe të thotë se këtë do të bëni. Nuk është më një lojë, është një domosdoshmëri dhe mendoj se ftesa ka qenë e sinqertë.
A mendoni se do të shkarkohet Presidenti?
Klosi: Unë nuk kam ndonjë opinion profesional se çfarë duhet të bëhet, por për mua si Fatos mendoj se ishte një gabim. Shkarkimi është një precedent i rrezikshëm, por nuk është më një çështje politike tashmë, por ligjore dhe kushtetuese, niveli më i lartë i ligjeve. Nuk jam në gjendje t’ju përgjigjem.
Këto zgjedhje treguan se Gjykata Kushtetuese është shumë e rëndësishme, dhe nuk mund të dalë njeri dhe ta pengojë sepse ngritja dhe funksionimi i saj është i domosdoshëm.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/1094516544079417/
(F.GJ/FAXWEB.AL)