Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Ilirian Celibashi, në një konferencë për gazetarët paraditen e sotme, është pyetur nëse PS ka shkelur kodin zgjedhor duke premtuar rritje page para fushatës, si dhe për shpenzimin e buxhetit zgjedhor për mbjellje pemësh.
Celibashi: Nuk mund të them gjë në këtë moment por me rendësi është partitë të marrin financimet që kërkojnë për fushatën, mënyra e shpenzimit është çështje e ligjit dhe ka parashikime që duhet të zbatohen. Kur të jetë rasti për ta vlerësuar rastin për shpenzimin e këtyre parave, do të kemi një njoftim. Nuk kam çfarë t’i shtoj qëndrimit që kam mbajtur më parë lidhur me këtë çështje. Secili mund të ketë komentet e veta në këndvështrime të ndryshme të këtyre akteve, por ajo çfarë në cilësinë e komisionerit do duhet të vlerësoj, është përputhshmëria në raport me kodin zgjedhor, dhe kemi vlerësuar që ato parashikime ndaluese janë për zgjedhjet e kuvendit të Shqipërisë. Unë e kam një opinion, por as nuk do zgjidhte dhe as do ndihmonte, dhe ju jeni më të zotë se unë për ta bërë kështu që ndehuni lirshëm për ta bërë