Në fakt këto ditë situata politike dhe lëvizjet e partive deri në zgjedhjet e ardhshme janë kthyer në shqetësimin e të gjithëve.
Në një vend si ky i yni përherë e më shumë njerëzit janë të ekspozuar ndaj zhvillimeve të politikës. Dhe në kuadër të kësaj të gjithë hedhin hipotezat e tyre sesi do të shkojë fati i koalicioneve.
Moderatori Edi Oga ka pasur dhe ai komentin e tij në lidhje me fatin e koalicionit dhe vendimet që do të marrë Rama.
‘’Rama po të më dëgjojë mua, duhet të largohet nga LSI dhe të dalë i vetëm në zgjedhje në koalicion me parti të vogla të etura për pak pushtet. Meta dhe Basha gjithashtu duhet të dalin vetëm në zgjedhje, me koalicionet përkatëse. Blushi, Bojaxhi dhe Topi duhet të dalin së bashku në një koalicion.
…Por ata nuk më dëgjojnë mua, sepse unë nuk marr vesh nga politika e kulisave!’’, thotë Oga. (E.K/SHUPLAKA)