”Po të shikoni axhendën time në zyrë, politika zë 30% të kohës, 70% e zë puna”, ka deklaruar sot Rama, duke treguar raportin që ai mban me politikën dhe punën që bën si kryeministër.
Sipas tij, historia e jetës publike nuk është një lojë me top mes dy skuadrave, madje as nuk mund të lihet qeveria pa të.
”Nuk është historia e jetës publike një lojë me top midis dy skuadrave të lagjes, është shumë më tepër se kaq, është përgjegjësi shumë e madhe dhe nuk mund të lihet qeveria si një makinë pa shofer dhe pa motor dhe të dalim në fushë dhe të lozim me top.”, ka vazhduar më tej Rama.
Sigurisht që në konferencën e sotme me gazetarët kanë bërë përshtypje edhe fjalët e tij se ”politika është shah dhe jo dam” dhe na mbetet të shohim se kush do ta ”fitojë”, ai apo Basha. (V.G/SHUPLAKA)