Kryeministri Edi Rama sot vizitoi kishën e Shën Athanasit në Selenicë, ku prezantoi nismën e qeverisë për ti trajtuar objektet e kultit me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo me tarifa biznesi siç është bërë deri më sot.
Rama gjithashtu i dorëzoi priftit të zonës, atë Spiro Bulikës lejen e legalizimit të kishës. Mirëpo kryeministri nuk i ka lënë batutat as kur bëhet fjalë me besimin fetar.
Ndërsa i dorëzonte letrën e legalizimit, ai iu drejtua atë Spiros me fjalët: “Urdhëro ku e ke, kështu që sonte në darkë thuaji Zotit: Qeveria e bëri punën e vet!” (D.D/Shuplaka)