Kryeministri Edi Rama poston sot në 1 prill një raportim të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, lidhur me reagimin e eurokomisionerit Hahn për Lulzim Bashën.
Ndërsa Basha e cilësoi ”budalla”, duke iu referuar ditës së gënjeshtrave, ose ”Fool’s Day”, siç e quajnë jashtë vendit, Rama i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë:
”KUSH GENJEN? (7)
Takimi Basha-Hahn/ Zyra e eurokomisionerit: Mesazhet që iu dhanë kreut të PD-së
Pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha, në Maltë, RTSH kontaktoi dhe me kabinetin e Komisionerit për zgjerimin Johanes Hahn. Reagimi i zyrës së komisionerit: Komisioneri përsëriti se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit. Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Komisioneri përsëriti gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje.
Është me rëndësi të madhe që të ruhet vazhdimësia parlamentare në një kohë kur reformat thelbësore janë në rendin e ditës së parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore, përfshirë ndjekjen e rekomandimeve të vëzhguesve zgjedhor të OSBE/ODIHR-it, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, më pas, këtë vit.
Siç është shprehur Komisioneri: Këto reforma janë vendimtare për Shqipërinë për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit në BE.” (V.G/SHUPLAKA)