Është bërë e zakonshme që kryeministri Rama të postojë çaste të ndryshme nga dita apo veprimtaria e vetë, me diçiturën ”fotoja e ditës”. Fotoja e ditës së djeshme ose më saktë e mbrëmjes që kryeministria ka postuar në sfond ka pasur Bulevardin e zbukuruar nga festat.
Atmosfera e festave duket të ketë entuziazmuar edhe kryeministrin. Mirëpo një koment që i vjen kryeministrit i thotë se nuk ka punë.
‘’Bukur fare, por ne na ke lënë pa punë, dhe kjo nuk është e bukur’’, shkruan komentuesi.
E menjëhershme ka qënë edhe përgjigja e Ramës, ku e njofton atë për vendet e lira të punës.
‘’Pa punë? Shko në Zyren e Punës dhe kërko punë, janë 27 mijë vende të lira pune’’, ka replikuar kryeministri.