Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video e cila ka ngjallur shumë reagime për ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Kjo video tregon se sa para Edi Rama dhe ministri Ilir Beqja i kursejnë shtresave në nevojë përsa i përket kujdesit shëndetësor.
“Ja sa i kursen politika jonë e re sociale njerëzve në nevojë për kujdes shëndetësor, të gjitha lekë që deri dje dilnin nga arka e familjeve për vizita shëndetësore apo ilaçe…”, shkruan Rama në përshkrimin e kësaj videoje.
Por reagimet, komentet e ndjekësve të tij në rrjetet sociale i kanë nxirrë faqen këtij të fundit. Të gjithë shpehen se shëndetësia ka probleme, madje disa prej tyre thonë që kurrë të mos kenë fatin që të bëhen për ilaçe, apo edhe të tjerë komentojnë që shëndetësia është cop cop. (J.V/Shuplaka)