Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video nga punimet në sheshin “Skënderbej” për pritjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet më 16 maj.
Në videon e postuar, Rama shprehet se “nën hijen e Gjergj Kastriotit” po bëhet edhe “shtëpia e Evropës” me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qytetet e Shqipërisë për kontinentin evropian. Ai shton më tej se ky do të jetë spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do ti ketë sytë nga kryeqyteti shqiptar.
“Mirëmëngjesi edhe njëherë nga këtu, nga sheshi Skënderbej, nën hijen e vetë atij, profetit të historisë sonë, Gjergj Kastriotit, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës më 16 maj dhe këtu po bëhet edhe shtëpia e Evropës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qytetet e Shqipërisë, për Evropën. Këtu do ti mikëpresim ata që do të vijnë në kryeqytetin e Evropës së Ballkanit. Nuk po ju zbuloj më shumë. Ky do të jetë spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do ti ketë sytë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i heroit kombëtar.”, tha Rama.